Një përson bën kërdi në një bankë në Prishtinë, deponohen 1 mijë e 900 euro false

09:07 | 23 Shkurt 2022

Klienti bën kërdi në një bankë në Prishtinë, deponohen 1 mijë e 900 euro false.

1 mijë e 900 euro false dyshohet se janë deponuar në një bankë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Kartëmonedhat janë deponuar në data të ndryshme, ndërsa punëtorja e bankës e ka lajmëruar rastin dje në polici.

Policia ka sekuestruar kartëmonedhat dhe kanë nisur procedurat hetimore për rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Robert Doll, Prishtinë 03.08.2021 – 11:45. Me 22.02.2022 ankuesja femër kosovar e zyrtare e bankës ka raportuar se me 03.08.2021 nga një klient i bankës ishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor për procedura hetimore ka sekuestruar monedhën në fjalë, rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Robert Doll, Prishtinë 04.08.2021 – 11:23. Me 22.02.2022 ankuesja femër kosovar e zyrtare e bankës ka raportuar se me 04.08.2021 nga një klient i bankës ishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor për procedura hetimore ka sekuestruar monedhën në fjalë, rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Robert Doll, Prishtinë 06.08.2021 – 13:43. Me 22.02.2022 ankuesja femër kosovar e zyrtare e bankës ka raportuar se me 06.08.2021 nga një klient i bankës ishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor për procedura hetimore ka sekuestruar monedhën në fjalë, rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Robert Doll, Prishtinë 22.02.2021 – 12:30. Me 22.02.2022 ankuesja femër kosovar e zyrtare e bankës ka raportuar se me 22.02.2021 nga një klient i bankës ishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 200 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor për procedura hetimore ka sekuestruar monedhën në fjalë, rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Robert Doll, Prishtinë 16.12.2021 – 10:25. Me 22.02.2022 ankuesja femër kosovar e zyrtare e bankës ka raportuar se me 16.12.2021 nga një klient i bankës ishte deponuar një kartëmonedhë në vlerë 200 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor për procedura hetimore ka sekuestruar monedhën në fjalë, rasti vazhdon të hetohet.

Komento: