
Klienti bëri pagesë me para falso në Grand Store, hapet rasti në polici.
Një person ka raportuar në polici se një klient ka bërë pagesë me një monedhë 50 euro të falsifikuar.
Rasti sipas policisë ka ndodhur në Grand Store në Prishtinë.
Njoftimi i plotë i policisë:
FALSIFIKIM I PARASË /Grand Store, Prishtinë 01.06.2022 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se një klient ka bërë pagesë me një monedhë 50 euro, të falsifikuar.
Monedha është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.