Një person bie në liqenin e Livoqit në Gjilan? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Një person bie në liqenin e Livoqit në Gjilan?

10:31 | 03 Shkurt 2019

Një person dyshohet se ka rënë në liqenin e Livoqit në Gjilan.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18 :00, dhe janë duke vazhduar kërkimet nga ekipet e zhytësve të FSK-së.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Gjilanit

“Mbrëmë jemi njoftuar nga familjarët e tij. Njësitet patrulluese kanë dalur në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet nëse ka ra për shkak se nuk është gjetur. Ekipet e zhytësve të FSK-së mbrëmë kanë dalur në vendin e ngjarjes, por për shkak të motit të papërshtatshëm, kanë vazhduar kërkimet sot në mëngjes. Por deri me tani nuk ka asnjë gjurmë nga ai”, ka thënë Hashani.

Komento: