E bleu veturën me kilometra të kthyera, e raporton rastin në polici.
Një person ka raportuar në polici në muajin shkurt të këtij viti se ka blerë një veturë e cila ka rezultuar se i ka kilometrat e kthyera.
E të dyshuarin për shitjen e kësaj veture, si duket tashmë e ka identifikuar Policia e Kosovës.
Në raportin e policisë, thuhet se i dyshuari mashkull kosovar me qëllim të përfitimit material dyshohet se ka bërë ndërrimin e kilometrave të një veture.
“Vetura është doganuar me kilometra të ndryshme dhe duke mashtruar i është shitur palës blerëse”, thuhet në raportin 24-orësh, transmeton lajmi net.
Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë përkatëse të policisë.