Një person gjendet i varur në litar në Shtime

08:31 | 11 Shkurt 2021

Gjendet i varur në litar një person në Shtime.

Një person është gjetur pa shenja jeta në rrugën “Qamëria” në Shtime, dje në mëngjes.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj brenda Prokurorisë se vik.tima është gjetur i varur në litar në një objekt ndihmës të shtëpisë së tij.

Personat që e kanë gjetur e kanë dërguar viktimën në QMKF, ku mjekët konstatuan se ai është i vdekur.

Trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Komento: