Një person gjendet i vdekur brenda oborrit të QKUK-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Një person gjendet i vdekur brenda oborrit të QKUK-së

11:29 | 18 Qershor 2021

Gjendet i vdekur një person në oborrin e QKUK-së.

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:55, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se lidhur me rastin janë njoftuar familjarët e viktimës.

“QKUK-Prishtinë, 17.06.2021-12:55.Është raportuar se në oborrin e QKUK-së është gjendur një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin janë njoftuar familjarët e viktimës dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Komento: