Një person gjendet i vdekur në banesën e tij

13:14 | 15 November 2020

Gjendet i vdekur në banesën e tij një person në Prishtinë.

Një person pa shenja jete është gjetur mëngjesin e së shtunës në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në kryeqytet, ku një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Policia ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Raportohet se në banesë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka njoftuar Policia.

Po ashru, është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thuhet në njoftim.

Komento: