Gjendet një person pa shenja jete në Dragash.
Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën rreth orës 07:50, në Dragash.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e vikt.imës.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në raport.