Një person gjendet i vdekur në Gjilan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Një person gjendet i vdekur në Gjilan

09:56 | 07 Tetor 2021

Gjendet i vdekur një person në Gjilan.

Një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan, mbrëmjen e së mërkurës, raporton Express

Rasti ka ndodhur në fshatin Pidiq të Gjilanit, ku viktima është gjetur i shtrirë në një fushë të hapur.
Në vendngjarje kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Fsh. Pidiq, Gjilan 06.10.2021 – 18:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte vërejte i shtrirë në fushë të hapur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Komento: