Një person gjendet i vdekur në Istog, policia jep detajet e fundit

09:45 | 08 Janar 2021

Gjendet një person i vdekur në komunën e Istogut.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Istog.

Rreth orës 13:00 gjatë ditës së djeshme është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur, transmeton IndeksOnline.

“Istog 07.01.2020 – 13:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia e Kosovës.

Komento: