
Një burrë është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në rrugën “Xhelal Hajda” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 19:00 policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Xhelal Hajda’ në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse Policia ka filluar me hetimin e rrethanave për sqarimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Pllana.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me identitetin e viktimës apo shkaqet e vdekjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.