Një person gjendet i vdekur në një auto-servis në Prishtinë

09:06 | 26 Gusht 2020

Gjendet një person i vdekur në një auto-servis në Prishtinë.

Gjatë ditës së martë një person është gjetur pa shenja jetë në një auto-servis në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se bëhet fjalë për një mashkull.

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë tërheqjen e trupit të vik.timës nga vendi i ngjarjes.

“Prishtinë 25.08.2020 – 11:05. Është raportuar se në një auto-servis, është gjetur pa shenja jete vik.tima mashkull kosovar. Njësia përkatës ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa IML ka bërë tërheqjen e turpit të pa jetë të viktimës”, thuhet në njoftim.

Komento: