Një person gjendet i vdekur në Prishtinë, dyshohet se u vetëvra.

10:11 | 18 Maj 2021

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, dyshohet se u vetëvra.

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 06:20 policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia dhe ekipi i mjekëve emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima, mashkull është pa shenja jete”, ka deklaruar Borovci.

Borovci tha se bazuar në të dhënat e para nga vendi i ngjarjes, dyshohet se është vetëvrasje.

“Mbështetur në të dhënat e para nga vendi i ngjarjes dyshohet për vetëvrasje, përderisa policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Borovci.

Komento: