Një përson gjendet i vdekur në Vlorë

12:14 | 24 August 2022

Gjendet i mbytur një person në Vlorë.

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e së mërkurës në det, pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Mësohet se viktima është Durim Lekdushi, 71 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Vlorës.

Ndërkohë rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa një hetim është nisur për këtë çështje. /A2 CNN

Komento: