Një person gjendet pa shenja jete në Ferizaj

11:37 | 11 December 2019

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, viktima gjendet pa shenja jete në banesën e tij.

Një vdekje e dyshimtë është raportuar dje në Ferizaj.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka treguar se rasti është raportuar nga nipi i vikt’imës.

I njëjti kishte njoftuar se axha i tij i cili jeton vetëm nuk është duke e hapur derën, andaj në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit.

Këto njësite kanë hapur derën me forcë dhe me të hyrë brenda kanë vërejtur se vik’tima është pa shenja jete.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Komento: