
Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë në orët e para të mëngjesit të 6 gushtit.
Sipas Policisë së Kosovës, njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar.