Gjendet pa shenja jete një person në Podujevë.
Është gjetur pa shenja jete një person në Podujevë.
Një person ka raportuar se viktimën e ka gjetur të shtrirë në trotuar, përcjell Klankosova.tv.
Sipas familjarëve, ai ka qenë duke vuajtur nga sëmundje të zemrës
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e ka gjetur të shtrirë në trotuar viktimën mashkull kosovar. Sipas familjarëve, viktima ka qenë duke vuajtur nga sëmundje të zemrës. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e policisë.