Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Mëngjesin e sotëm në afërsi të objektit të Komunës së Re në Prishtinë një person është gjetur pa shenja jete.
Lajmin për Express e ka konfirmuar policia, duke shtuar se po merren me sqarimin e rrethanave në të cilat ndërroi jetë 68-vjeçari.
“Sot rreth orës 8 në rrugën “Viciano” në Dragodan policia ka marrë informata që një person është i shtrirë në rrugë. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi i emergjencës ka konstatuar se i njejti është pa shenja jete. Bëhet fjalë për një të moshuar, 68 vjeç, mashkull”, tha Bajram Krasniqi nga zyra e informimit të Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se policia po merret me rastin.