
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ai ka bërë të ditur se informata për rastin është pranuar rreth orës 20:00, ndërsa vdekja e personit është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes.
Ndërkohë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.