Një person gjendet pa shenja jete në traktorin e tij në Lipjan

14:12 | 31 Dhjetor 2018

Në fshatin Gllavicë të Lipjanit një person është gjetur pa shenja jete.

Sipas policisë, personi është gjetur dje në orën 15.20, në traktorin e tij në arat e fshatit.

Se personi është pa shenja jete e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet nga policia.

Komento: