Një person gjendet pa shenja jete nga familjarët e tij në Skenderaj, policia jep detaje

10:53 | 28 Qershor 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Komunën e Skenderajt.

Një person në Skënderaj është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Viktima ishte dërguar në Shtëpinë e Shëndetit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:00 pas mesnate në fshatin Izbicë.

Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Komento: