Një person goditet me mjet të fortë nga tjetri në Drenas

09:52 | 04 Shtator 2023
nje-person-goditet-me-mjet-te-forte-nga-tjetri-ne-drenas

Një i dyshuar në Drenas është arrestuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me viktimën dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur atë me një mjet të fortë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: