Një person goditet nga vetura afër shkollës ‘Mihail Grameno’ – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Një person goditet nga vetura afër shkollës ‘Mihail Grameno’

17:08 | 07 Janar 2019

Nuk kanë të ndalur akisentet ku viktima po janë kalimtarët.

Një grua është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, në afërsi të shkollës “Mihail Grameno”.

Policia ka konfirmuar rastin duke treguar se gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, të hënën.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Komento: