Një qytetar ka marrë lëndime pasi është goditur nga një veturë në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se një person ka mbetur i lënduar pasi që i njëjti është goditur nga një veturë.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur këmbësori ishte duke e kaluar rrugën në vendin ku shiritat rrugor janë të ndarë fizikisht me barriera metalike.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të rënda.