Një person i lënduar në një aksident trafiku në Rahovec

09:16 | 04 Shtator 2023
nje-person-i-lenduar-ne-nje-aksident-trafiku-ne-rahovec

Një person është lënduar pas një aksidenti trafiku në Rahovec.

Sipas policisë, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës.

“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar, i cili është goditur nga një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës. I lënduari është dërguar në tretman mjekësorë”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: