Aksidentet e trafikut kanë filluar të bëhen shumë të shpeshta kohëve të fundit.
Të shtunën në Drenas ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një tren i cili transportonte xehe
Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Çikatovë e Vjetër në Drenas, ku si pasojë e aksidentit vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Fillimisht ai ka marrë tretman mjekësor në qendrën shëndetësore në Drenas, e më pas është dërguar për trajtim të mëtejmë mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pas tretmanit mjekësor në QKUK i lënduari është liruar për në shtëpi, ndërkaq rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime, bën të ditur policia.