Një person i lënduar pas një aksidenti mes trenit dhe veturës në Drenas – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Një person i lënduar pas një aksidenti mes trenit dhe veturës në Drenas

13:00 | 14 Prill 2019

Aksidentet e trafikut kanë filluar të bëhen shumë të shpeshta kohëve të fundit.

Të shtunën në Drenas ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një tren i cili transportonte xehe

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Çikatovë e Vjetër në Drenas, ku si pasojë e aksidentit vozitësi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Fillimisht ai ka marrë tretman mjekësor në qendrën shëndetësore në Drenas, e më pas është dërguar për trajtim të mëtejmë mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas tretmanit mjekësor në QKUK i lënduari është liruar për në shtëpi, ndërkaq rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime, bën të ditur policia.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!