Një person i mbytur gjendet në liqenin e Prespës së Madhe

17:12 | 28 August 2022

Një person i mbytur është gjetur në Liqenin e Prespës.

Një shtetas 40-vjeçar është gjendur i mbytur në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç të Pustecit.

Viktima është identifikuar si Fredi Ceno, banues në fshatin Bitinckë, Devoll. Mësohet se i ndjeri kishte dal për të gjuajtur peshk së bashku me tre persona të tjerë ka shkuar në bregun e liqenit te Prespes në fshatin Gollomboç.
Në një moment , 40 vjeçari ka lënë peshkimin dhe ka hyrë për tu larë i vetëm në ujërat e këtij liqeni.

Shokët e tij kane pare qe 40 vjecari nuk dinte not mire dhe kanë hyrë për ta shpëtuar por duket ka qenë vonë. Ata e kanë nxjerrë në breg por pa shenja jete.

Njoftimi i policisë:

Me datë 28.08.2022, rreth orës 15:15, në liqenin e Prespës së Madhe, në afërsi të fshatit Gollomboç, Pustec, është gjetur i mbytur, pa shenja dhune, shtetasi F. C., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes

Komento: