Një person në Gjilan ia merr vetës jetën në stallë të lopëve

14:51 | 24 June 2019

Një person ia ka marrë jetën vetës.

Prokuroria Themelore e Gjilanit njofton që në fshatin Pogragjë, një person i moshës 46 vjeçar është gjetur I varur në oborrin e shtëpisë, saktësisht në stallën e lopëve.

Rasti është duke u hetuar, ku prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për obduksion, në Prishtinë.

Komento: