Një person ka humbur jetën pasi u rrokullis me traktor

10:04 | 18 Maj 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Vitisë.

Një person ka humbur jetën në një aksident me traktor ku është rrokullisur deri sa ishte duke shkuar për të marrë dru.

Aksidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00 në Viti.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe kanë tërhequr viktimën nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Komento: