Një person ka mbetur nën gërmadha nga shembja e hotelit në Mitrovicë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Një person ka mbetur nën gërmadha nga shembja e hotelit në Mitrovicë

18:17 | 22 Prill 2019

Hoteli “Adriatiku” në Mitrovicë është shembur sot, e nën gërmadhat e tij ka mbetur një punëtor.

Nëpërmjet një lidhje telefonike në Info Magazine, komandanti i Policisë në Mitrovicë, Ahmet Goshi, deklaroi se me të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipe shtesë nga komuna janë duke punuar për nxjerrjen e punëtorit nga gërmadhat.

“Informacionin në Polici e kemi marr në ora 16:55, një mur është shembur derisa katër punëtorë ishin duke punuar. Dyshohet se njëri nga punëtorët është nën gërmadha dhe të gjitha njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes”.

“Po bëjmë përpjekjet maksimale për të shpëtuar personin nën gërmadha, kemi eskavator nga komuna që janë duke punuar, objekti është shumë i madh dhe duhet pasur kujdes që të mos rrezikohen punëtorët tjerë”, ka thënë Goshi.

Perimetri për qytetarët jashtë objektit është siguruar dhe nuk janë të rrezikuar.

Komento: