Lëndohet një person në vendin e punës.
Një person është lënduar derisa ka qenë duke punuar, njofton Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Shtime.
Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, nuk është raportuar për persona të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.