Pas dy ngjarjeve të rënda sot në Suharekë, Policia e Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme.
Nexhmi Krasniqi nga Policia e Prizrenit ka bërë të ditur se për ngjarjen ku mbeti pa shenja jete një person në kazino u prangos një polic.
“Rasti ka ndodhur në orën 9:47 minuta. Policia është informuar se një person është i shtrirë tek një lokal i kazinos. Në vendin e ngjarjes është konstatuar se bahet fjalë për një person që është privuar nga jeta me armë zjarri. Me të marrë informacionin ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet me të gjitha njësitë. Kemi kuptuar nga informacionet e para se viktima është me ininicialet J.A”, ka thënë Krasniqi.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria.
Në konsultim me prokurorin kemi mbledhur disa prova materiale, dhe personi i dyshtimë është pjesëtar i Policisë së Kosovës , rreshter. Janë marrë të gjitha masat ku janë bastisur disa banesa. Është konfiskuar arma e zjarrit dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë ai.