Një person mbytet në lumin Mat

10:52 | 10 Gusht 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lumen Mat në Shqipëri.

Një person i pajetë është gjendur në lumin Mat në urën “Urë e Skurajve” në Kurbin.

Në aksin rrugor Milot – Rrëshen, në vendin e quajtur “Ura e Skurajve”, dyshohet të ketë rrëshqitur aksidentalisht duke rënë poshtë në lumin Mat.

Mësohet se viktima është 54-vjeçari Luigj Gjeloshit nga Shënkolli i Lezhës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime mëtejshme.

Komento: