Një person në Graçanicë i mashtron tre të tjerë, ‘zhduket’ pasi ua merr 30 mijë euro

09:36 | 11 Prill 2022

Tre meshkuj kosovarë kanë raportuar në polici së janë mashtruar nga i dyshuari, mashkull kosovar në Graçanicë, i cili iu kishte marrë para në këmbim që ata të përfitonin grante nga një ministri e Republikës së Kosovës.

Në raportin e policisë thuhet se vlera e parave të marra nga i dyshuari, sipas viktimave është mbi 30 mijë euro.

“I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.

Njoftimi i plotë nga policia:

Tre ankuesë meshkuj kosovarë kanë informuar se janë mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili u kishte marr para në këmbim që ata të përfitonin grante nga një ministri e Republikës së Kosovës. Vlera e pareve të marra nga i dyshuari, është mbi 30 mijë euro. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Komento: