Një person në Podujevë gjendet i vdekur në oborr të shtëpisë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Një person në Podujevë gjendet i vdekur në oborr të shtëpisë

14:37 | 21 Shtator 2019

Gjendet i vdekur në oborr të shtëpisë një person në Podujevë.

Një person ka vdekur në oborrin e shtëpisë në Podujevë, ku policia po e cilëson si vdekje të dyshimtë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima mashkull ka pësuar lëndime në oborrin e shtëpisë, derisa gjatë transportit në QKUK, ai veçse kishte vdekur.

Prokuroria ka hapur rastin, pasi që kjo është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Fsh. Brecë, Podujevë 20.09.2019-14:30. Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar në oborrin e shtëpisë së tij, dyshohet se kishte pësuar lëndime.
Nga familjarët është dërguar në QKMF në Podujevë dhe me autoambulancë është dërguar në QKUK-së, por nga mjekët është konstatuar se viktima kishte arritur pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!