
Gjendet një person i vdekur në rrugë.
Një person është gjetur i vdekur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizrn.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, shkruan lajmi.
“Policia ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Ekrem Rexha’, është gjendur një trup i pajetë i shtrirë në rrugë. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se kanë marrë të gjitha veprimet”, ka thënë Gaxhi.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.