
Shtetasi i Shqipërisë arrestohet në Rrugën e Kombit, ia vodhi veturën një kosovari.
Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, ka bërë të ditur se kanë arritur ta gjejnë një makinë e cila ishte raportuar më herët e vjedhur.
Policia ka bërë të ditur që makina ka qenë në pronësi të viktimës, mashkull Kosovar.
Personi i dyshuar nga policia, i cili është shtetas i Shqipërisë, është intervistuar dhe me vendim të plotë është dërguar në mbajtje.
Lexoni komunikatën e plotë:
VJEDHJE E VETURËS – GJETJE
Vermicë (Autostrada I. Rugova) 22.02.2022-22:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti është ndaluar duke drejtuar automjetin, të cilin ia kishte vjedhur viktimës mashkull kosovar.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti në procedurë hetimore.