Plagoset me armë zjarri një person në Veternik.
Policia njofton se një person është plagosur me armë zjarri në një lokal në Veternik në Prishtinë.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Lagjja Veternik, Prishtinë, 03.05.2022 – 05:45.
Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që dyshohet se nga persona të panjohur është plagosur me armë zjarri në një lokal.
Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar.