Një person plagoset me armë zjarri në Gjakovë

22:04 | 09 Mars 2022

Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë.

Një person ka mbetur i plagosur në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka bërë të ditur se ngjarja është raportuar në polici rreth orës 18:30.

“I plagosuri është dërguar në trajtim mjekësor në spital. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet policore. Hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë Gjurkaj.

Deri më tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar.

Komento: