Plagosje në Leposaviq.
Policia njofton për plagosjen e një personi mbrëmë në Leposaviq.
Sipas policisë viktima u plagos nga persona të panjohur, teksa i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Rasti po hetohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË/Leposaviq 10.04.2023-22:00.
Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës veri , pasi që i njëjti është plagosur me armë zjarri nga person-a ende të paidentifikuar.
I njëjti gjendet jashtë rrezikut për jetë, është njoftuar prokurori dhe rast është në procedurë hetimore.