Një person po lufton me jetën pas një incidenti të rëndë në Bujanovc

14:08 | 10 Shkurt 2019

Një incident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në një kafe në Bujanovc, ku pas një debati të ashpër janë përplasur më pas fizikisht dy persona.

Nga kjo përplasje njëri nga ta ka mbetur i lënduar në gjoks.

Një person me inicialet M.T ka goditur personin tjetër N.T, pas një mosmarrëveshje që e kanë pasur.

Sipas informacioneve N.T e ka goditur në gjoks viktimën M.T, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është transportuar me urgjencë në një qendër mjekësore, dhe sipas informacioneve po lufton me jetën. Ai i është nënshtruar një operacioni urgjent.

N.T është kapur nga policia, dhe hetimet për rastin po vazhdojnë.

Komento: