Një person është rrëmbyer dhe rrahur nga persona të panjohur.
Rasti ka ndodhur dje në Gllogoc, rreth orës 17:00.
Sipas viktimës, deri sa ishte duke ecur në rrugë, disa persona të panjohur e kanë futur në një veturë pa targa, dhe më pas dyshohet ta kenë rrahur.
Policia njofton se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar, teksa motivet e tij janë ende të panjohura.