Një person rrëmbehet dhe rrahet nga disa persona në Drenas

11:09 | 10 Prill 2022

Një person është rrëmbyer dhe rrahur nga persona të panjohur.

Rasti ka ndodhur dje në Gllogoc, rreth orës 17:00.

Sipas viktimës, deri sa ishte duke ecur në rrugë, disa persona të panjohur e kanë futur në një veturë pa targa, dhe më pas dyshohet ta kenë rrahur.

Policia njofton se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar, teksa motivet e tij janë ende të panjohura.

Komento: