Një person shtie me armë zjarri në një fshat të Shtimes, Policia jep detaje

14:53 | 16 Dhjetor 2024
nje-person-shtie-me-arme-zjarri-ne-nje-fshat-te-shtimes,-policia-jep-detaje

Policia në Ferizaj ka njoftuar në fshatin Mollopolc të Shtimes një person ka shtënë në ajër me armë zjarri.

I dyshuari e ka pranuar se ka gjuajtur me armë, të cilën më pas e ka dorëzuar.

Ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa është sekuestruar arma.

“Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin M. I (M/K), i moshës 68 vjeçar, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë në Shtime. I dyshuari ka pranuar se me datën 14.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit , të cilën më pas e ka dorëzuar. Me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar armë e zjarrit ( pistoletë), për të cilën posedon leje.”

Komento: