Theret me thikë një person në Prishtinë – Intervistohen tre persona.
Një person ka mbetur i lënduar nga një mjet i mprehtë në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti është konfirmuar për Gazetën Express nga zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila potencoi se në stacionin policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohen të jenë përfshirë në rastin në fjalë.
“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti tregoi se aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.