Një person u privua nga jeta, kryetari i Suharekës kërkon mbylljen e kazinove në këtë komunë

09:55 | 18 March 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Komunën e Suharekës.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar mbylljen e kazinove, pasi një person u privua nga jeta në një kazion të këtij qyteti të dielën në mëngjes.

I pari i kësaj Komune përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, në emër të qytetarëve të Suharekës ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës.

Ja postimi i plotë i Muharremajt:

Kërkoj mbylljen e KAZINOVE në Komunën e Suharekës

Sot kam dhënë urdhër për Drejtorinë e Inspekcionit dhe poashtu kam kërkuar mbështetjen e Policisë në Suharekë, për një operacion verifikimi në të gjitha këto objekte, ku zhvillohen lojërat e fatit.

Në emër të qytetarëve te Komunës së Suharekës, kërkoj nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës.

Si Kryetar i Komun nga institucionet përkatëse që të marrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, për mbylljen e kazinove në Komunën e Suharekës.

ës së Suharekës do të jem afër qytetarëve, që për aq sa më mundëson ligji që të jem në mbrojtjen e interesave tuaja.

Komento: