Një person vdes derisa ishte duke falur kohën e Akshamit

11:26 | 16 Shtator 2023
nje-person-vdes-derisa-ishte-duke-falur-kohen-e-akshamit

Një person në Prishtinë ka ndërruar jetë derisa ishte duke u falur në kohën e akshamit.

Familjarët e Afrim Jasharit, kanë njoftuar se i ndjeri ka ndërruar jetë derisa ishte duke u falur.

“Familjar dhe miq, sonte në namaz të akshamit në reqatin e parë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij, xhaxhai im, Afrim Ramadani Jashari”, thuhet në njoftimin e një familjari, të bërë në Facebook.

I ndjeri do të varroset më 16 shtator në ora 17:00, në varrezat e fshatit Bellopoj të Podujevës.

Komento: