Një person vdes në Prevallë, policia e cilëson si vdekje të dyshimtë

09:25 | 22 Shtator 2021

Vdes një person në Prevallë, policia e cilëson si vdekje të dyshimtë.

Një person ka vdekur në Prevallë, gjersa ishte duke shëtitur në pyll, bashkë me dëshmitaren grua kosovare.

Sipas dëshmitares, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe është alivanosur, ndërsa në momentin e arritjes së njësisë policore në vendin e ngjarjes viktima ka qenë pa shenja jete.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Komento: