
Një rast tragjik është raportuar në Vushtrri, ku një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen shkaku dhe rrethanat e vdekjes.
Njësitet policore kanë nisur hetimet për këtë rast dhe po mbledhin dëshmi nga vendi i ngjarjes.